• E mërkurë / Apr-17 01:39
  • Kontakt

Ermal Fejzullahu tregon veturën luksoze që ia bëri dhuratë bashkëshortes

Ermal Fejzullahu tregon veturën luksoze që ia bëri dhuratë bashkëshortes

Teksa presin që të bëhen prindër për herë të katërt, çifti Ermal dhe Ariana Fejzullahu duket se po i shijojnë në maksimum ditët pranë njëri-tjetrit.

Marrë parasysh faktin që Ermali në këtë stinë është më i lirë, kjo ka bërë që familja Fejzullahu të kalojnë sa më shumë kohë së bashku muajve të fundit.

Madje së fundmi, Ermali ka menduar ta befasojë me një dhuratë tejet të veçantë bashkëshorten e tij, duke i blerë asaj një veturë luksoze.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të hedhura në InstaStory, ku ka zbuluar ndër të tjerash se vetura që ia ka dhuruar Arianës është e tipit “Range rover”, ngjyrë të bardhë.

“Urime zemër” dëgjohet teksa thotë në video Ermali duke befasuar gruan e tij.

Çifti përndryshe janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë brenda pak muajve.