Me ftesë nga kongresistë Amerikan Ragmi Mustafa do të udhëtoj për vizitë zyrtare në SHBA (VIDEO)

Me ftesë nga kongresistë Amerikan Ragmi Mustafa do të udhëtoj për vizitë zyrtare në SHBA

Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa me ftesë zyrtare nga kongresistë e ish kongresistë Amerikan do të udhëtoj për vizitë zyrtare në SHBA.

Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, do të qëndroj për një vizitë 7 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvilloj takime të shumta me kongresistê e ish  kongresistë Amerikan në Washington DC baskë dhe me autoritete tjera të Luginës. Tashmë janë konfirmuar takimet në Departamentin e Shtetit,  Shtepine e Bardhe, Keshillin Kombetar të Sigurisë,  me Kongresistë Amerikan me Drejtoreshën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Dr. Stanton, dhe Perfaqesuesit e Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan, mandej me ish kongresistin Amerikan mikun e shqiptarve Joseph Dio Gardi dhe baskëshorten e tij gjithashtu veprimtare e denjë për ngritjen e zërit të saj të fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve edhe në Luginë të Preshevës zonjën e shquar Shirley Dio Gardi si dhe me senator Amerikan.

Në kuadër të këtyre takimeve do të diskutohet rreth statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës që është edhe përcaktimi strategjik i PDSH-së dhe i të gjithë shqiptarëve në Luginë bazuar në Referendumin e 1 e 2 marsit 1992. Në takimet me zyrtarët e lartë Amerikanë, Kryetari Mustafa , do të ripotencojë për të satën herë herë se PDSH-ja do të vazhdojë me angazhimin maksimal, në mënyrë që këto procese e sidomos ai i bashkimit të Luginës me Kosovë të përfundojnë me sukses.  Shërbimi për informim dhe bashkëpunim me media i PDSH-së