Për katër muaj, Policia e Kosovës ua mori patentë shoferët mbi 2100 personave

Për katër muaj, Policia e Kosovës ua mori patentë shoferët mbi 2100 personave

Policia e Kosovës në fillim të këtij viti është angazhuar shumë teren me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Kështu, në periudhën janar-prill, Policia e Kosovës ka njoftuar për masat që ka marrë ndaj personave që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit, përcjellë Indeksonline.

Sipas statistikave të policisë, për katër muaj 2128 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Po gjatë këtij katërmujori, policia i ka vendosur pikë negative 5076 shoferëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, ose në të kundërten mund të mbesin pa patentë shofer.