Rrëfehet shqiptari: U ndava nga gruaja, nisa të vjedh me kushëririn

Rrëfehet shqiptari: U ndava nga gruaja, nisa të vjedh me kushëririn

Një 41-vjeçar shqiptar po përballet me drejtësinë gjermane, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Ai ka pranuar 12 nga 13 grabitjet për të cilat akuzohet. Në procesin gjyqësor të mbajtur sot në një gjykatë në Gjermani shqiptari ka vendosur të rrëfehet me anë të avokatit të tij mbrojtës.

Ai pranon 12 vjedhjet e kryera në në Lünen, Waltrop , por nuk pranon se ka kryer një grabitje në Dortmund. Avokati mbrojtës Ulf Weinhold, lexoi rrëfim me shkrim në emër të të akuzuarit.

“Pas ndarjes nga gruaja ime dhe dy fëmijët e mi, kam humbur çdo mbështetje”, thotë 41-vjeçari. Ai është ende të procese gjyqësore për t’u divorcuar nga gruaja e cila jeton në Itali. Ndërsa pas ndarjes ai kishte ikur nga Itali dhe kishte shkuar tek një kushëri i tij në Gjermani, të cilët të dy qëndronin në një azil në Waltrop.

“Unë shpresoja të gjeja një punë në Gjermani dhe të krijoj një bazë që më pas të kisha mundësi të pajtohesha me gruan. Unë nuk munda të regjistrohesha në një punë të rregullt, kështu që fillova të kryej vjedhjet së bashku me kushëririn tim”, ka thënë më tej i pandehur.

Më tej ai ka pranuar se metodat e vjedhjes janë të njëjtat me ato të nxjerra nga grupi hetimor, raporton uhrnachrichten.de.

“Procedura e ndjekura janë të njëjtat me rezultat e hetimeve. Ne hynim nga dritaret për të grabitur shtëpitë si dhe ishim të pajisur me doreza dhe mjete të tjera. Ne më pas i shisnim sendet që grabisnim”.

Megjithatë, 41-vjeçari dëshmon me siguri se, “kurrë nuk ka kryer një vjedhje në Dortmund”. Sipas aktakuzës, i pandehurit dhe kushëririt të tij, i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg në qershor 2017, thuhet se kanë kryer 13 grabitje.

Sipas të pandehurit në fillim të vitit 2016 ai kishte ikur nga Shqipëria në Francën. Ndërsa në fund të vitit 2018 ai kishte shkuar në Gjermani. Ai u arrestua më 6 Dhjetor 2018 dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim. Procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon.