Ragmi Mustafa: Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të memorizuar e përcjellë gjeneratave të ardhshme të kaluarën tonë

Ragmi Mustafa: Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të memorizuar e përcjellë gjeneratave të ardhshme të kaluarën tonë

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës më shumë se kurrë i duhet të ndërtojnë një marrëdhënie me të kaluarën, posaçërisht me historinë e vonshme. Për të ndërtuar të ardhmen, duhet artikuluar, ruajtur e konzervuar të kaluarën.

Të zhvendosim kujtimet në aktivitete. Duke ruajtur sende të prekshme mbajmë aktive kujtimet e kaluara brenda “ndërgjegjes popullore”.

Sot, kur Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeut, është moment reflektimi.

Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës i duhen muze. Jo për t'u bërë atraktive për të huaj e turista, por për të memorizuar e përcjellë gjeneratave të ardhshme të kaluarën tonë.

Duhet të gjitha institucionet të bashkërendojmë e bashkëveprojmë për të realizuar projkte të tilla të domosdoshme. 

Ndëraq, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë (18 maj) në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.