PDSH: I turpshëm dhe racist rasti i sulmit mbi futbollistët e klubit ''Lugina'' i ndodhur sot në Levosojë të Bujanocit

PDSH: I turpshëm dhe racist rasti i sulmit mbi futbollistët e klubit "Lugina" i ndodhur sot në Levosojë të Bujanocit

I turpshëm dhe racist rasti i sulmit mbi futbollistët e klubit "Lugina" i ndodhur sot në Levosojë të Bujanocit.

Partia Demokratike Shqiptare e dënon ashpër dhunën e ushtruar dhe e cilëson si akt qyqar e primitiv të shprehur në këtë ndeshje futbolli, ku shprehet ndjenja e mos durimit të përkatësisë Shqiptare edhe në këtë segment të jetës.

Ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë të ndriçojnë këtë rast dhe të merren masat përkatëse ndaj atyre që shkaktuan këtë sulm ndaj futbollistëve shqiptar. - kanë shkruar Partia Demokratike Shqiptare në profilin e tyre në facebook.