Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, se e kanë dëmtuar kauzën e Kosovës për dhunimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë.
“E dëmtuan kauzën para botës demokratike në vend se kryetari i Kuvendit të thërrasë në konsultime partitë politike. Ai vraponte skutave të Prishtinës dhe akuzonte serbët. Askush nuk u ka borxh politikanëve të përdorin fatkeqësitë për poenë politikë” tha Hoti
Hoti e akuzoi kryetarin e PDK-së se publikimi i fotografive nga deputetja e partisë se tij duhet të dalë para drejtësisë.
“Veseli që është shef i PAN-it u mundua që të relativizojë dëmin që partia dhe deputetja e tij ia bënë Kosovës me publikimin e fotografive të rrejshme. Krimet e regjimit serb kanë ekzistu dhe do të dëshmohen. Viktimat e luftës nuk guxon askush t’i përdorë për qëllime politike. Orkestruesit e këtyre publikimeve duhet të përballen me drejtësinë”.
Sipas Hotit, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kosovës janë kapësit dhe penguesit e zhvillimit të shtetit.
“Treshja Thaçi, Haradinaj, Veseli e kanë kapur shtetin e Kosovës. Thaçi e ka bërë temë ndryshimin e kufijve për arsye personale sepse atij i konvenon. Haradinaj qeveris në emër të PAN-it. Publikimi që paska ndodhur takimi i PAN-it me Radojçiqin janë fyerje për qytetarët e Kosovës”.