Jaguar Land Rover humbi 3.6 milionë funte vitin e kaluar

Jaguar Land Rover humbi 3.6 milionë funte vitin e kaluar

Prodhuesi më i madh i veturave në Britani të Madhe, Jaguar Land Rover, shënoi humbjen më të madhe financiare vitine kaluar. Kjo kompani humbi 3.6 milionë dollarë për shkak të shitjeve të dobëta në tregun kinez dhe rënies së shitjeve të veturave me naftë.

Kompania që është në pronësi të gjigantit indian, Tata Motors, shënoi rritje të të hyrave vetëm në çerekun e fundit të vitit 2018, periudhë për të cilën raportoi fitim prej 120 milionë funtesh. Megjithatë, ky fitim mbeti nën hijen e humbjeve të pjesës tjetër të vitit.

Raportohet se shkaktarët kryesorë të humbjeve ishin shitjet e dobëta në tregun kinez, ku shitjet ranë për 5.8 për qind, sfidat në tregun britanik dhe amerikan, ku shitjet ranë për 8.4 dhe 8.1 për qind.

Kompania “Jaguar Land Rover” është prekur edhe nga dobësimi i shitjeve të veturave me naftë në nivel botëror për shkak të skandaleve të vazhdueshme të ndotjes së mjedisit. Një arsye tjetër ishte edhe paqartësia e procesit politik të Brexitit.

Kompania ka njoftuar më herët gjatë këtij viti se planifikon ta zvogëlojë stafin për 4500 punëtorë dhe se planet e efiçiencës tashmë ia kanë mundësuar kursimin e 1.24 miliardë funteve, shkruan “The Guardian”.