Shaip Kamberi takohet me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë

Shaip Kamberi takohet me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë

Takim i frytshëm me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në Bujanoc

Drejtori i Drejtorisë për rajonin dhe shtetet fqinje, Ilir Melo dhe Këshilltari i Ministrit, Besian Zogaj qëndruan për vizitë në Bujanoc.

Gjatë takimit u diskutua për mënyrën e konkretizimit të përkrahjes institucionale nga Republika e Shqipërisë, u trajtuan dhe diskutuan nevojat e qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe u konstatua domosdoshmëria e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional.

Fondi për përkrahje të Luginës së Preshevës i vendosur në takimin e dy Qeverive vite më parë, dhe riaktivizimi i të njejtit, një mundësi e mirë e thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve konkrete nga Shqipëria për Luginën e Preshevës.