Zaevi i përgjigjet BDI-së: Emërimi i Musliut është kompetencë e Presidentit

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se emërimi i Erolld Musliut për drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim është kompetencë e presidentit të shtetit.

“Presidenti din ndonjëherë të mos konsultojë për çështje të caktuara. Ato janë kompetencat e tij dhe është e drejtë e tij. Besoj se konsultimet do të vazhdojnë, për këtë dhe çështje të tjera. Presidenti i shtetit do të përgjigjet, unë nuk kam ambicie të përzihem në atë pjesë, e dini se jam i kujdesshëm. Ajo është kompetencë e tij, por besoj se transparenca dhe e drejta e komentimit për raste të caktuara nga të gjitha partitë politike është e mirëseardhur”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për vërejtjet e BDI-së për emërimin e Eroll Musliut për drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim.