Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë arrestuar F.I. (1992) nga Presheva, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepra penale të kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandës së njerëzve dhe rasteve të veçanta të falsifikimit të dokumentacioneve. Policia gjeti 53 shtetas të huaj pa dokumente të kërkuara – 45 shtetas pakistanezë, shtatë nga Bangladeshi dhe një nga Afganistani – në një furgon në afërsi të Preshevës, në furgon “Fiat Dukato”,me tabela të Bujanocit transmeton rtvaldi.
I dyshuar F.I. i cili po ngiste furgonin, e shmangi patrollën policore, por policia intervenoi dhe e arrestoi atë. U zbulua gjithashtu se tabelat nuk i përkisnin automjetit të përdorur për mbartjen e migrantëve, por ishin vjedhur nga një automjet tjetër. Sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit I’u caktua mbajtje deri në 48 orë, pas së cilës, me një padi penale, ai u soll në prokurori. Gjyqtari i procedurës paraprake urdhëroi që ai të mbahej në paraburgim deri në 30 ditë, thuhet nga Drejtoria e Policisë në Vranjë.