PËRSHTYPJE NGA PJESËMARRJA NË KUVENDIN NDËRKOMBËTAR: “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE PËRMES MIJËVJEÇARËVE”
Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Kuvendin Ndërkombëtar e organizoi Qendra Kombëtare : “Rrënjët Tona” Tiranë, në krye me Prof. Sazan Guri, i cili u mbajt në Tiranë, më 9-12 maj 2019, në Muzeun Kombëtar.
Kuvendi është dashur të mbahej më herët, përshkak të çështjeve organizative u shtye për disa muajë.Ai shpalli konkurs, në tri fusha: gjuhësi, histori dhe etnokulturë.
Në këtë konkurs aplikova me dy punime:
1.Çështja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kërkesat për bashkim me Kosovën, në raport me bisedimet Kosovë-Serbi, në sesionin e historisë dhe
2.Vallet e burrave të Preshevës me rrethinë janë pasuri dhe thesar i veçantë i trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore shqiptare, në sesionin e etnokulturës.
Ftesën e mora dhe vendosa që të marrë pjesë në punimet e Kuvendit Ndërkombëtar.
Më 8 maj 2019, në ora 11, u nisëm me Gazmend Aliun/makina e tij/për Tiranë. Në udhëtimin tonë, në Vërmicë drekuam dhe vazhduam për Tiranë. Ajo që më befasoi në kufi me Shqipërinë, se u dashtë të kalojmë me pasaporta, sikur në çdo kufi të botës, ndërsa në anën tjetër propagandohet thjeshtimi i procedurave në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Në Tiranë, më të arritur, kërkuam prof. Sazan Gurin, e gjetëm, na vendosi në hotelin “Konfort”, nja 10-15 minuta këmbë nga Muzeu Kombëtar.
Në darkë, pos neve, Prof. Sazan Gurit ishin edhe mysafirët nga Podujeva:Prof. Nexhmi Ganiu dhe Ma. Sc.Adem Ajvazi, Prof.Shpresa Musai, Prof.Fredi Balaj dhe disa aktivista dhe një vajzë bukuroshe.Aty bëmë një bisedë miqësie dhe ngritëm gotat që Kuvendi të ketë rrjedh normale dhe suksese në punën e tij.
Të nesërmen, më 9 maj 2019,para dite me Gazmendin dhe prof.dr. Agron Xhagollin dorëzova nga 5 copë libra, një libër Monografia e Preshevës dhe një tjetër të Shoqatës, në Bibliotekën Kombëtare dhe pastaj shkuan në Qendrën e Studimeve Albanologjike, ku na kishte ftuar drejtoresha e Qendrës, Prof. dr. Rovena vata. Aty takuam edhe Prof.dr. Sylejman Abazin si dhe sëbashku bëmë një bisedë për aktualitetin shqiptar.
Po të njëjtën ditë, në ora 16 u bë hapja e Ekspozitës-200 postera, me thënie të arta, foto e figura mbi Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe Shqiptarët.
Në hapje të Ekspozitës dhe në Konferencë me mediat, më ftuan, Prof. Sazan Guri ta përshëndes Kuvendin Ndërkombëtar, në emër të Luginës së Preshevës. Përshëndetja ime ishte me këto fjalë: Përshëndetje për të gjithë, Lugina e Preshevës përshëndet Kuvendin Ndërkombëtar, për një punë të mbarë dhe të ketë suksese. Uroj që në Kuvend të trajtohen çshtjet e gjuhës shqipe, historisë dhe etnokulturës në aspektin shkencor dhe me metologji shkencore.
Kuvendi Ndërkombëtar filloi më 10 maj 2019, me intonimin e Himnit Kombëtar dhe fjalën përshëndetëse të kryetarit të Kuvendit, Dr. Stefan Pinguli.
Në Kuvend mora pjesë dhe lexova dy punimet, e lartëpërmendura, në sesionin e historisë dhe të etnokulturës. Poashtu, në sesionin e historisë isha moderator i sesionit me:Akademik Apollon Baçe, Prof.dr. Fatbardha Demi, Migena Arllati, dhe Sami Flamuri, ndërsa në sesionin e etnokulturës isha me: Prof.dr. Selman Sheme, Prof. Çlirim Mukli, Prof. dr. Vallter Shtylla, Prof. Bashkim Abazi dhe Dr.Gureta/Bajrami/ Breznica.
Gjatë punimeve të Kuvendit vërejta punime dhe fjalë shkencore, akademike, sikur fjala e Akademikut Apollon Baçe, por pati edhe punime dhe fjale të dobëta jo shkencore. Poashtu punime dhe fjalë që u lejuan nga organizatori të lexohen aty për aty, por që nuk kishin vlera të mirëfillta që ia ulën vlerën Kuvendit Ndërkombëtar. Pra, një Kuvend që pretendon të jetë shkencor dhe akademik nuk duhet lejuar lexime të punimeve jashtë programit të tij, sepse dobëson aspektin shkencor dhe akademik. Sipas meje në Kuvend iu dha shumë vend vizualitetit, euforise patriotike, fjalëve të mëdha.
Gjuhësia, historia, etnokultura nuk durojnë improvizime, por i duhen fakte, argumente shkencore, për ta dëshmuar origjinën e lashtë të gjuhës shqipe, historisë shqiptare dhe etnokulturës shqiptare.
Në mbarim të Kuvendit u organizua edhe program kulturor artistik nivelit të lartë artistik dhe i mirëfilltë: me vallen e Osman Takës, me këndimin e këngëtares së Operasë kombëtare.
Kuvendi i përmbushi qëllimet dhe objektivin kryesor: të trajtohen çështjet e gjuhësisë së lashtë shqipe, të historisë dhe etnokulturës shqiptare pa hezitime, në frymën shkencore dhe të thuhet shkencorisht për vjetërsinë e gjuhës shqipe dhe historinë e etnokulturën e pasur shqiptare dhe të hershme, në lidhshmeri me pellazgjishten.
Ilustrime me foto:
1.Ftesa për Kuvend,
2.Foto me Gazmendin Aliun në Sheshin e të Madhit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
3.Pamje nga mikpritja
4.Pamje nga përshëndetja ime,
5.Hapja solemne e Kuvendit,
6.Sesioni i parë me moderatorët
7.Sesioni i tretë me moderatorët,
8.Pamje nga Kuvendi:Prof.dr. Fatbardha Demi, Prof. Shpresa Musai dhe prof. Xhemaledin Salihu
9.Pamje në Kuvend nga program kulturor artistic
10.Pjesëmarrësit e Kuvendit para Muzeut Kombëtar