Ylli argjentinas është bërë lojtar i parë që arrin ta fitojë për të tretën herën më radhë çmimin e golashënuesit më të mirë në Evropë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka mbyllur sezonin me 36 gola në La Liga, dhe kjo i ka mundësuar të tërheq çmimin e më të rëndësishëm për golashënues në Evropë.
Messi këtë vit në garën për Këpucën e Artë ka lënë pas talentin e PSG-së, Kylian Mbappe, me 33 gola të shënuara.
I treti është renditur futbollisti veteran i Sampdoria, Fabio Quagliarella, me 26 gola.
Messi në këtë sukses ka lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Thierry Henry, që në të kaluarën e kanë fituar këtë çmim nga dy herë radhazi.
Përndryshe ky është trofeu i gjashtë i Këpucës së Artë për Lionel Messin.