Fjalim i kryetyarit të Komunës së Bujanocit në tubimin qendror të manifestimit treditorë ''Ditët e Komandant Lleshit''

Fjalim i kryetyarit të Komunës së Bujanocit në tubimin qendror të manifestimit treditorë "Ditët e Komandant Lleshit"

Fjalim i kryetyarit të Komunës së Bujanocit në tubimin qendror të manifestimit treditorë "Ditët e Komandant Lleshit"

E nderuara familje Qazimi; e nderuara familje Faiku
Të nderuara familje të dëshmorëve;
Të nderuar invalidë të luftës;
Të nderuar ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
Të nderuar përfaqësues institucional, politik e fetarë;
Të ndëruar pjesmarrës,

Për të 18 herë me radhë po tubohemi për të rifreskuar kujtimet e tona për njeriun që i dhuroj vendit të tij diçka të pakrahasueshme dhe të papërsëritshme. Në luftën e pandërprërë për të ndihmuar bashkëkombasit, Ridvan Qazimi nuk kurseu edhe jetën. Prandaj, neve na mbetet obligim në jetë të jetëve për ta kujtuar, por, edhe për t,i lënë në trashëgimi edhe gjeneratave të reja këtë sakrificë të bërë në jetën për liri e barazi.

Të nderuar bashkëvendas,

Përkujtimi për Ridvan Qazimin dosido na rikthen në kujtesën tonë kolektive momente që janë njëkohësisht krenari e dhimbje, shpresë e motiv për ta dalluar virtytin nga injoranca, bashkëqëndresën nga egoizmi, por para së gjithash dritën e flijimit të cilën e ndezi Komandant Lleshi me shokët e tij për jetë të dinjitetshme. Sot po rikujtojmë veprën e tyre për ta ndërtuar të ardhmen tonë më të ndritur, ashtu siç edhe konceptonte Ridvan Qazimi.

Dhe pikërisht e vranë ata që tentuan ta ndalin një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Por, gjithsesi se ishin gabuar rëndë nëse kishin menduar se duke e vrarë atë do ta vrasin edhe ndryshimin e kohërave që e kishte materializuar sinonimi i ndryshimit të epokave - Ridvan Qazimi.

Dhe sot, 18 vjet më vonë, ne ndëgjojmë klithma e britma për të ndaluar një manifestim në të cilin përkujtohet Ridvan Qazimi. Ndëgjojmë kërcënime e kërkesa për të “vepruar organet e shtetit”, thuase vërtetë besojnë se duke u çirrur nëpër mediume qendrore, të cilat po tentojnë të nxisin trazira në Luginë të Preshevës, do të na frikësojnë.

Nga ky vend i bëjmë të qartë zyrtarëve dhe neofashistëve, MANIFESTIMI për Komandant Lleshin NDALET VETËM NËSE I SHLYENI SHQIPTARËT NGA LUGINA E PRESHEVËS. E kjo nuk do të ndodhë.

Dhe pavarësisht se edhe ata vetë janë të vetëdijshmëm se kjo nuk mund të ndodhë, po tentojnë të destabilizojnë rajonin tonë. Në shërbim të kësaj ideje të mbrapshtë janë shumë faktorë, zyrtarë, parti politike me orientime fashiste, mediumet qendrore. Shtypi bulevardesk, sot i ke përplot me artikuj kundër shqiptarëve, me nxitje e shtytje për ta destabilizuar Bujanocin dhe Luginën e Preshevës. Në këtë situatë na mbetet të shpresojmë të mos të gjendet edhe ndonjë avokat i djallit për të ndihmuar këto ide të mbrapshta.

Dhe kjo që po ndodhë sot, sikurse me një komandë, ndodhë gjithmonë kur në skenën politike rajonale kemi nisje për të gjetur zgjidhje për problemet më të rënda të Ballkanit Perëndimorë. Pra, tash kur pritet që të riniset dialogu përfundimtarë që do të kroëzohet me Marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, në kuadër të të cilit duuhet patjetër të trajtohet edhe Lugina e Preshevës, kemi tentativa, deri tash të pasuisksesshme për ta destabbilizuar rajonin tonë. Gjithë këto tentativa, flasin qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti në Luginë të Preshevës në momentet kur këto bisedime do të nisen.

Të nderuar pjesmarrës

Urojmë që edhe ky përkujtim të jetë shenjë e përjetësisë drejt amanetit të Ridvan Qazimit dhe dëshmorëve tjerë për ta sendërtuar një të ardhme pa mjerim e vuajtje, pa tirani shtypësish barbarë – me vizion për të cilin ai flijoi mendjen, djersën dhe gjakun për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Zoti e bekoftë Komandant Lleshin
Zoti i bekoftë dëshmorët e kombit

Ju faleminderit