Në aksionin e madh të Njësisë Speciale në Veri të vendit, kanë mbetur të plagosur 4 pjesëtar të policisë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës ka hasur në rezistencë nga disa serbë, ku nga kjo kanë mbetur të plagosur katër pjesëtarë të policisë.
Në komunën e Zubin Potok ka qenë situata më e vështirë në Veri, atje serbët kanë munduar të bllokojnë rrugët, por Njësia Speciale ka thyer të gjitha barrikadat, transmeton Gazeta Metro.
Metro ka mësuar se nën breshëri të plumbave dhe bombave shokuese, në fshatin Zupçë të Zubin Potokut, ka pasur rezistencë të armatosur nga serbët.
Kurse pas këtij aksioni në Veri, ka pasur edhe plagosje dhe lëndime nga ana e policisë.
Lajmin për plagosjen e tyre e ka konfirmuar për klan.tv, zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.
“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa.