Drejtori i Policisë: 5 zyrtarë të lënduar nga aksioni dhe 6 qytetarë

Drejtori i Policisë: 5 zyrtarë të lënduar nga aksioni dhe 6 qytetarë

Prokuroria Speciale e Kosovës sapo mbajti një konferencë për media ku sqaroi aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, i cili nisi nga orët e hershme të mëngjesit, në komunat e veriut të Kosovës.

Gjatë raportimeve të sotme, u tha se nga aksioni dhe nga pengesat që iu kishin bërë serbët lokalë pjesëtarëve të policisë së Kosovës, janë lënduar 5 zyrtar policor, raporton Gazeta Express.

“Një zyrtar policor është plagosur me armë zjarri, një me predhë, tre të tjerë kanë marrë lëndime gjatë largimit të barrikadave që i kishin vendosur banorët”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nga këto zhvillime të sotme në veri të Kosovës, janë lënduar edhe 6 qytetarë.