Lu më ashpër se kurrë: Në janar 2018 për herë të parë do të hamë peshkun e madh

Ambasadori amerikan në Shqipëri Doland Lu ka folur më ashpër se kurrë ndaj dështimit të drejtësisë

Për këtë ai nuk ngurroi të përmendë me emra, se nësë politika do të dojë të gënjejë veten se është e pastër, mjafton të shqyrtohen rastet e Arben Frrokut, Elvis Roshit, ish-kryebashkiakut socialist, Arben Ndokës, ish-deputet i PS, dhe Gentian Muhameti, kandidat i PD-së për kryebashkiak. Ndaj Lu tha se inkriminimi i politikës nuk ka të bëjë vetëm me një parti, e ndaj goditja duhet të jetë e fuqishme. 

Nga ceremonia ku u prezantua plani ”Forca e Ligjit”, një rrugë e re për institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, Lu tha se në fillim të 2018-ës do të ketë arrestime të bujshme. “Të paktën një herë të vetme në Shqipëri duhet të hamë peshkun e madh”, - tha Lu, duke ju referuar shprehjes shqiptare: Peshku i madh e ha të voglin.