Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së ka shenuar 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Ibrahim Fejzullahu dhe 18 vjetorin e rënies së "Dëshmorëve të Kombit" të UÇPMB-së.
Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ibrahim Fejzullahu, në Gosponicë të Preshevës janë bërë homazhe nga përfaqësuesit e OVL-së UÇPMB-së. veteranë, bashkëluftëtar familjarë dhe qytetarë.
Ditë më parë Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi e nderoi dëshmorin e Kombit Ibrahim Fejzullahun me urdhërin “Hero i Kosovës” për trimëri dhe sakrificë, për lirinë e Kosovës.
Akademia përmbyllëse është mbajtur në shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë.