Pas publikimit të vendimit, se Qeveria e Shqiprisë do të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot kryetari i këtij institucioni më me vlerë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thirru një konferencë për media.
Mustafa, gjatë felenderimit për nismën institucionale të përkrahjes të Këshillit Kombëtar Shiqptar, tha se: Republika e Shqiprisë me ketë vendin ka futur nën ombrellën e saj edhe një institucion çfare është Këshilli Kombëtar Shqiptar.
“Pas kontaktit dhe komunikimin të vazhdueshëm, dje në mbrëmje ministri I Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, në telefon më komunikoi se Qeveria e Shqiprisë ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregultt të Këshillit Kombëtar Shqiptar, dhe ky vendim është pjesë përbërse e një platorme sistematike më të gjërëtë shërbimin e ruajtjes së identitetit kombetar tek shqiptarët e Luginës së Preshevës – mbështetje fianciare për projekte të caktuara që presin për të ardhmen që bashkarisht do t’o realizojmë” – deklaroi kryetari Mustafa.
“Dinamizimi dhe bashkërendimi me Shqiprinë është një premtim i ynë parazgjedhor, ku kemi theksuar se do të mundohemi t’a ndërlidhim Këshillitr Kombetar Shqiptar me institucionet e Republikës së Shqiprisë, dhe me ato të Kosovës – sqaroi Mustafa
“Në ketë rast, dua t’I shpreh mirënjohje ministrit Gent Cakaj dhe qeverisë Rama, që kanë vendosur t’a mbështesin Këshillit Kombëtar Shqiptar me financim të rregullt” – u falenderu kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, është institucioni I vetëm përbashkët që tubon jo vetëm shqiptarët e Luginës së Preshevës, por gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi.