''SHPAKP'' shënon 1 Qershorin ''Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve'' në Preshevë (VIDEO)

''SHPAKP'' shënon 1 Qershorin ''Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve'' në Preshevë

Për ti gëzuar fëmijët me rastin e kësaj dite si çdo vitë edhe sot Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë ka shënuar 1 Qershorin “Ditën Ndërkombetare të Fëmijëve" në qendër të Komunës së Preshevës.

Qendra e Komunës ishte e mbushur me fëmijë të cilët kishin ardhur për ta festuar këtë ditë.

Pikërisht në këtë ditë të veçant nuk munguan edhe maskotat më të dashura për fëmijët siç janë Miki Mausi dhe Pata që i argëtuan dhe i sjellën plot të qeshura fëmijëve.

Koordinaroti i këtij projekti z.Shkelzen Limani për Rtv Aldi tha se qëllimi i këtij aktiviteti është gjithëpërfshirja dhe kultivimi i gjendjes së barabarësisë tek të gjithë fëmijët dhe se është një form për kërkimin e të drejteva të fëmijëve.

Ndërsa mesazhi i z.Liamit për të gjithë fëmijët ishte që tju shmangen rrjeteve sociale por të kenë sa më shumë aktivitete fizike.

E këtë gëzim më së shumti e përjetuan vetë këta fëmijë të dashur që kishin ardhur sëbashku me shkok e shoqe për ta festuar dhe për të argetuara me lojra të ndyshme.

Për këtë aktivitet u deshtën shumë aktivist për ta përkrahë Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuar, Fitorja dhe Flamuri janë ndër aktivistët që dolën vullnetarisht që të jenë pjesë e këtij organizim edhe shprehën tepër të lumutër sepse këta fëmijë meritojnë përkrahje çdo ditë jo vetëm një herë në vitë.

Ky është viti i 6 me rradh që shoqata personave me aftësi të kufizuar që organizon 1 qershori në qendër të Komunës.