Reali me reagim emocional për vdekjen e Reyesit

Vdekja tragjike e Jose Antonio Reyes ka tronditur gjithë botën e futbollit.

Vdekja tragjike e Jose Antonio Reyes ka tronditur gjithë botën e futbollit.

E për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-skuadra e Reyes, Real Madridi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Los Blancos kanë shprehur dhimbjen e thellë që ndjenjë për humbjen e ish-sulmuesit të tyre.

“Real Madridi ndjen dhimbje të thellë dhe trishtim për vdekjen e ish lojtarit të klubit tonë, Jose Antonio Reyes”.

Klubi ynë dëshiron t’i përcjell ngushëllimet më të thellë të familjarëve, miqve të Reyes, të cilët ndjenjë dhimbje të madhe për humbjen e tij. Po ashtu, Real Madrid i shpreh ngushëllimet klubit aktual të Reyes, Extremadura UD”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Kujtojmë që në edicionin 2006/2007, Reyes ishte hero i Realit ku shënoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Mallorcas për t’i dhuruar titullin e kampionit.