Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. HTH
Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook të Hashim Thaqit.
Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.
Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit.
I qoftë i lehtë dheu! RH
Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook të Ramush Haradinaj.
U trondita me lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, i cili ishte kryetar i Këshillit Nacional për Kosovën Lindore dhe në të kaluarën kryetar i Bujanocit dhe ish-komandant i UÇPMB.
Do ta kujtoj përgjithmonë për bashkëpunimin e sinqertë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, kauzë për të cilën nuk u ndal së punuari deri në momentet e fundit të jetes.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu, shokët, miqtë e bashkëveprimtarët. Lamtumirë, miku i im!
Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook të Lutfi Haziri.