Lajmi për vdekjen në moshë të re të veprimtarit të çështjes kombëtare si dhe politikanit Jonuz Musliut, na ka tronditur shumë dhe e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura për të përshkruar personalitetin e tij.
Vdekja e hershme e Jonuz Musliut është humbje e jashtëzakonshme për Ju, familje Musliu, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të.
Jonuz Musliu shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare. Ai la gjurmë të thella në kuadër të lëvizjes së përgjithshme për çlirimin e shqiptarëve, duke artikuluar individualitetin e tij në parti politike, në krijimin e opinionit publik, në trajtimin dhe vlerësues të pozitës së shqiptarëve në shekullin e kaluar dhe shekullin aktual.
E shfrytëzoj ketë rast të dhimbshëm për t’iu shprehë ngushllime të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë miqëve të tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Kryetarin, Jonuz Musliu!
Kryetar i PDSH-së Dr. Ragmi Mustafa shprehu ngushllime familjes Musliu në rrjetin social në facebook.