LG do të filloj të marrë para-porosi për televizorin e tyre 8K

LG do të filloj të marrë para-porosi për televizorin e tyre 8K

Televizionet 4K ende kanë kohë për t’u bërë më të pranishme sesa televizorët Full HD, por duket sikur disa kompani si LG, tashmë planifikojnë që 8K të bëhet trendi tjetër i madh.

Kompania ka njoftuar kohët e fundit se do të pranojnë para-porosi për televizionin e parë 8K në treg.

Ky televizor nuk është tamam i ri, pasi është lansuar në gusht të vitit 2018, por duket se LG ka marrë mjaft kohë para se ta përgatisë atë për konsumatorët.

Sipas kompanisë, përveç rezolucionit shumë të lartë, një nga tiparet e TV është se përdor AI për të ndihmuar atë të prodhojë imazhin më të mirë të mundshëm, përcjell Telegrafi.

LG thotë, “Performanca superiore e panelit OLED të 8K të LG-së është përmirësuar nga procesori inteligjent α (Alpha) 9 Gen 2 8K i kompanisë. Procesori rrit kualitetin e fotos dhe zërit me teknologjinë e thellë të të mësuarit dhe qasje në një bazë të dhënash të gjërë të informacionit vizual. Kjo lejon që procesori të zgjedh përmbajtjen duke njohur cilësinë e burimit dhe duke zbatuar algoritmin më të mirë që garanton pamjet mahnitëse reale. “

Para-porositë tashmë kanë filluar në Korenë e Jugut, ku TV pritet të kushtojë 42,000 dollarë, por LG po ofron një zbritje prej 20% nga RRP për ata që bëjnë para-porosi.

Nuk është aspak i lirë edhe pas një zbritjeje prej 20%, por nëse doni të siguroni të ardhmen tuaj për vitet në vijim, mund të vlej për shqyrtim.