Aeroplani që peshon 150 ton u tërhoq nga një Mini Cooper (Video)

Aeroplani që peshon 150 ton u tërhoq nga një Mini Cooper (Video)

Tërheqje e fuqishme nga një Mini i vogël, që është një prej makinave më të vogla në treg

Mënyra më e mirë e tregimit të fuqisë së një makine, duket se është të nëpërmjet mundësisë së tërheqjes së një aeroplani, transmeton Telegrafi. Porsche ka përfunduar me sukses, tërheqjen e një Airbus 380 nëpërmjet një Cayenne.

E kemi parë edhe Tesla Model X, që e tërhosi një Boeing 787-9 Dreamliner, ndërsa tani ishte rradha që Mini Cooper të tregojë fuqinë tërësisht elektrike që ka, duke e tërhequr një Boeing 777F, nëpër aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë.

Derisa aeroplanët tjerë janë tërhequr nga vetura shumë më të mëdha, ishte vështirë të besohej se një aeroplan që peshon 150 ton, po tërhiqet nga një Mini. Madje, për të treguar fuqinë që e ka, Mini Cooper SE po konsiderohet si makinë muskuloze nga kompania britanike.

Në materialin e shpërndarë, shihet makina e re që enede i ka shtresat e kamuflazhit, duke tërhequr aeroplanin, para se të futej brenda në të.