APN dega në Bujanoc ngushllon familjen Musliu

APN dega në Bujanoc ka ngushlluar familjen Musliu në Konçul për vdekjen e Jonuz Musliut.

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc me dhembje të madhe e ka marrë lajmin për vdekjen e Jonuz Musliut, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëkohësisht kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Në këto caste pikëllimi, në rradhë të parë i shprehim ngushllime familjes Musliu për humbjen e babait, bashkëshortit dhe të afërmit të tyre. Poashtu ngushllojmë të gjithë miqët, dashamirët dhe bashkëpunëtorët e tij.Ngushllime i shprehim të gjithë anëtarësisë së LPD-së për humbjen e liderit të tyre si dhe këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Bujanocit dhe atyre në Këshillin Kombëtar për humbjen e prijësit të tyre.
Jonuz Musliun do ta kujtojmë si një njeri të sinqertë, të shoqërueshëm dhe bujar. Por mbi të gjitha do ta mbajmë mend si një trim dhe luftëtarë të pa kompromis për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ai asnjëherë nuk u zmbraps para fortunave që bartnin me vete kohët e liga duke treguar vendosshmërinë që kombi të cilit i përkiste të jetojë më mirë.
Ishte në ballë të proceseve më të rëndësishme për rajonin, përshirë edhe ato më sfiduese sic ishte lufta e UCPMB-së.
Ai u nda nga kjo jetë pa qenë të realizuara në plotëni aspiratat për të cilat u angazhua dhe sakrifikua për një jetë të tërë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që ta mëshirojë z.Musliu dhe në botën tjetër ta bashkojë me më të mirët!

Arbër Pajaziti, kryetar i APN-së në Bujanoc