Fikret ef. Limani ua uron festën e Fitër Bajramit (Video)

Fikret ef. Limani ua uron festën e Fitër Bajramit

Në emër të Allahut, Mëshiruesit Mëshirëpolotit Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja.

Të nderuar vëllezër, motra dhe qytetarë të Luginës së Preshevës, më lëjoni që në emrin tim, në emër të B.Islame të Preshevës dhe medresesë së saj, përzemërsisht, t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta, pas tërë sakrificës fizike, materiale dhe asaj shpirtërore njëmujore, me rastin e festës së Fitër Bajramit, me shpresën më të madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona, të ketë pranuar adhurimet dhe lutjet tona, të përmirësoj gjendjen tonë për një jetë sa më të lumtur, sa më të suksesshme, të ngrit nivelin tonë intelektual, fetar dhe atë kombëtar.

Nesër, është ditë feste, ditë për të cilën sakrifikuam për respekt ndaj Krjuesit tonë, Allahut të Madhërishëmi, përplot një muaj, për të mirën dhe dobin e vetë-vetes, familjes, shoqërisë dhe kombit tonë, ditë në të cilën shfaqim gëzimin tonë, të cilen ditë e konkretizuam, mishëruam dhe kurorëzuam me adhurime: fizike, materiale dhe shpirtërore.

Zakonish, ditët e festave tona, në vete ngërthejnë mesazhe të shumta, janë ditë në të cilat nuk harrojmë njëri-tjetrin, janë ditë në të cilat gëzojmë fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, janë ditë në të cilat respektojmë të moshuarit duke shprehur ndaj tyre mirënjohje dhe dashuri, janë ditë në të cilat qëndrojmë pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë.

Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka për ne në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij, për më shumë paqe, gëzim, qetësi, unitet dhe harmoni në mes vete në të gjitha poret e jetës, private, familjare, shoqërore, fetare dhe kombëtare.

I lutem gjithashtu Allahut, t’i mbushë zemrat tona me butësi, ndjenjat tona me dashuri, ditët tona me respekt të ndërsjelltë, dhe të jemi mirënjohës ndaj dhuntive të pa numërta dhe të pa shterrshme të Zotit, Krijuesit tonë Fuqiplotë!

O Zoti ynë! Jepi begati, mirësi, paqe e qetësi dhe stabilitet familjeve tona, shoqërisë dhe popullit tonë dhe mbarë njerëzimit, pa dallim race, kombi dhe feje.

Gëzuar festën e FITËR – BAJRAMIT, kalofshi çaste të kënshme në gjirin tuaj familjarë dhe Zoti e begatoftë jetën tonë, veprimet tona dhe çdo sakrificë që e japim … Me respekt, kryetari I B.Islame në Presheves, Fikret ef. Limani

Esselamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuh