Të nderuar qytetarë, të dashur vëllezër e motra të besimit Islam,
Më lejoni që t'ju uroj nga zemra festën e madhe të Fitër Bajramit.
Meqenëse sot përfundon muaji i Ramazanit, lus Zotin e Lartësuar që të gjithë besimtarëve kudo në botë t'ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha lutjet e veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar.
Uroj dhe shpresoj që virtytet të cilat i proklamon Islami e që gjatë këtij muaji i kushtuam vëmendje më të veçantë, siç janë dashuria ndërvëllazërore, devotshmëria, paqa, toleranca e në veçanti kujdesi ndaj më të varfërve të shëndrrohen në praktikë të përhershme të jetës tonë.
Duke dëshiruar të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet Tuaja, urime dhe me fat festa e Fitër Bajramit!