Nagip Arifi ngushllon familjen e Jonuz Musliut

Kryetari i Partis Demokratike Nagip Arifi pas publikimit të lajmit për vdekjen e kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Kryetari i Partis Demokratike Nagip Arifi pas publikimit të lajmit për vdekjen e kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu ka ngushlluar familjen Musliu.

Partia Demokratike me seli në Bujanoc shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes dhe popullit shqiptar në Luginë me rastin e vdekjes së Jonuz Musliut, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, kryetar i LPD-së dhe ish lider politik i UÇPMB-së.

PD konsideron lartë kontributin e z.Musliu në udhëheqjen dhe zhvillimin e luftës së UÇPMB-së, Gjithashtu, edhe në jetën politike z.Musliu dha kontribut të vazhdueshëm në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe nuk pushoi së luftuari për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar deri në momentet e fundit të jetës së tij.

PD ndanë dhembjen me familjarët, farefisin, miqtë, ish ushtarët e UÇPMB-së, bashkëpartiakët e tij dhe gjithë qytetarët shqiptarë, dhe lutet sinqerisht te Zoti që ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me të mirat e tij.

Partia Demokratike
Nagip Arifi, kryetar