Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Pesëdhjetë e një shofer kanë lëvizur më shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një person është përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, katër persona para se të fitojë të drejtën për të drejtuar automjetin, si dhe gjashtë persona me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe gjashtë shoferë për shkak të radhitjes së parregullt. Janë hasur 93 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e makinës së veçantë “karrotrec”, janë larguar 82 automjete.