Wolanski gjobitet 15.000 euro, por reklama qe bëri kushtoi 3.5 milionë euro

Wolanski gjobitet 15.000 euro, por reklama qe beri kushtoi 3.5 milionë euro

Të shtunën që lamë pas është zhvilluar finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Tottenham në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Në gjysmë të pjesës së parë, modelja e Instagramit, Kinsey Wolanski kapërceu rojet e sigurisë dhe u fut në fushë, e veshur vetëm me një rroba banje të zezë që lexonte “Vitaly Uncensored”.

Më vonë u zbulua se marifeti i saj në ndeshjen më të rëndësishme të vitit ishte një reklamë e madhe për një faqe pornografike me të njëjtin emër, e drejtuar nga i dashuri i saj Vitaly Zdorovetskiy.

Wolanski u mor dhe u arrestua nga policia në Madrid, para se të lirohej menjëherë.

Të mërkurën, Marca raportoi se modelja ishte gjobitur vetëm 15,000 € për veprimin e saj.

5.000 euro u dënua për futje në fushë dhe 10.000 euro tjera ishin për reklamim ilegal të ‘Vitali Uncensored’.

Ky është një biznes shumë i zgjuar, duke pasur parasysh se blerja e reklamave rreth finales së Ligës së Kampionëve do të kushtonte 3.5 milionë euro.