Deputetët e Kosovës takohen me kryetarin e KKSH-së dhe kryetarin e komunës së Bujanocës (Video)

Deputetët e Kosovës takohen me kryetarin e KKSH-së dhe kryetarin e komunës së Bujanocës

Gjashtë Deputet të Republikës së Kosovës qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bujanoc.

Pas një ftese të Këshillit Kombëtar Shqiptar, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme , anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës do të qëndrojë në Luginë të Preshevës.

Delegacioni i përbërë nga Nait Hasani, Teutë Haxhiu, Ismajl Kurteshi, Arban Abrashi, Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani.

Gjatë kësaj vizite, ky delegacion u mirëprit në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga kryetari dhe kryesia e KKSH. Në këtë vizitë , nga kryetari i KKSH u elaborua gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, vështirësitë dhe sfidat që po kalojnë qytetarët tanë si dhe mundësitë e bashkëpunimit të KKSH dhe këtyre komisioneve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u prekën dhe diskutuan shumë çështje, në fokus të së cilës ishin: sfidat në arsim, kërkesë për mbështetje institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pajisjen me dokumente të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës, mbështetje në fushat të cilat janë edhe kompetencë e këtyre komisioneve dhe KKSH.

Vlen të theksohet se nga deputetët u zotuan që kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar do t’i adresohen Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, dhe po të njëjtat do të mbështeten dhe realizohen në të ardhmen sa më të afërt.

Deputet të Republikës së Kosovës  vizitën e vazhduan me kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberin.

Ata gjatë këtij takimi diskutuan për nevojën e përkrahjes praktike që i kontribuon zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, problemit të liçensimit të mjekëve të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, nostrifikimin e diplomave dhe çështje tjera.

U potencua se prezenca e Kosovës me projekte konkrete në Luginën e Preshevës ngjallë shpresë dhe përkujdesje për gjeneratat e reja që jetojnë këtu.

Deputetët e Republikës së Kosovës viztin e tyre do ta vazhdojnë edhe në Komunën e Preshevës.