Zyrtare: Arsenal konfirmon largimin e Welbeck

Skuadra nga Londra, Arsenal, kanë konfirmuar se Danny Welbeck do të largohet nga skuadra.

Sulmuesi anglez nuk ka pasur mundësi të jap kontributin e tij për një pjesë të madhe të këtij sezoni, pasi kishte pësuar një lëndim të rëndë.

Kontrata e Welbeck me Arsenal skadon më 30 qershor, dhe ‘Gunners’ kanë bërë të ditur se ai do të largohet nga skuadra, përcjell lajmi.net.

Së bashku me ish anëtarin e Manchester United do të largohet edhe Stephan Lichtsteiner.

Arsenal po synon që të bëjë disa ndryshime në skuadër, edhe pse do ta ketë të vështirë pasi të ardhurat janë të kufizuara me dështimin për kualifikim në Ligën e Kampionëve.