Zyrtarja evropiane bën thirrje për qetësi pas vrasjes së Ivanoviqit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar mbrëmë në Beograd me....

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar mbrëmë në Beograd me Komisionerin Evropian për Politikën Rajonale Corina Cretu, i cili me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq e tha se është më e rëndësishme që të dyja palët të mbeten të qeta dhe situata të jetë stabile.

Komisionerja evropiane, duke shprehur ngushëllimet e saj lidhur me vrasjen e Ivanoviqit tha se KE dënon fuqishëm këtë krim dhe shpreson që autoritetet në Kosovë do të kryejnë hetimet dhe autorët të sillen para drejtësisë, njoftoi zyra për media e presidentit serb.