Albright e kujton momentin kur i kishte thënë Clinton-it: Po e bëjmë gjënë e duhur në Kosovë

Albright e kujton momentin kur i kishte thënë Clinton-it: Po e bëjmë gjënë e duhur në Kosovë

Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madelenie Albright, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s, po qëndron në Kosovë. Në ceremoninë e organizuar nga Presidenca, Albright iu drejtua qytetarëve me një fjalë rasti. Ish-sekretarja tha se ndihet krenare me atë që është bërë para dy dekadave. Ajo tha se shteti ynë ka zhvilluar bazat e demokracisë, ka media të pavarura, sistem gjyqësor, qeveri etj.

Albright u shpreh e lumtur për çlirimin e Kosovës, tha se kauza jonë ishte e drejtë.

“Jam krenare me atë që kemi bërë së bashku. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje e vrasjeve barbare ndaj popullsisë, më e rëndësishmja është se ia dolëm – kauza jonë ishte e drejtë”, tha Albright.

Ajo ka rrëfyer për momentin kur i kishte thënë presidentit Clinton, se për Kosovën duhet të bëhej gjëja e duhur.

Ajo shtoi se gjatë luftës kishte folur me një nënë kosovare që ia kishin vrarë djalin përderisa po iknin nga Kosova.

“Unë fola me nënën e tij më tha se qysh djali i kishte vdekur duke ikur nga Kosova. Gjyshja e tij po qëndronte në Prishtinë”, tha ajo.

Albright tha se koha kishte ardhur për të lëvizur përpara. Ndërsa, u shpreh se tashmë kosovarët i kanë treguar botës se janë të zotë.

Albright është pritur dje në aeroportin e Kosovës, nga ish-presidentja Jahjaga.