Vazhdon kërkimi i 88-vjeçarit që ra nga ura në Gjakovë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Gjakovës njofton se aktivitetet në kërkimin e trupit të personit që u hodh vetë nga ura mbi ...

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Gjakovës njofton se aktivitetet në kërkimin e trupit të personit që u hodh vetë nga ura mbi lumin “Erenik” janë duke vazhduar në mënyrë intensive.

Përkundër kërkimeve të pandërprera dyjavore të realizuara nga ekipet e specializuara të zhytësve të FSK-së, të ndihmuar edhe nga Shërbimi Zjarrfikës i Gjakovës, ato deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Pas një analize detale të veprimeve dhe operacioneve të deritanishme në këtë drejtim, Komuna e Gjakovës në koordinim me Komandën e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, morën qëndrim që ato të mos ndërpriten dhe të vazhdohet me kërkimin e trupit të viktimës së supozuar edhe në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim e komunës së Gjakovë.