Ka filluar aksioni i ndërtimit të shtëpisë për familjen Haliti nga Tërnoci - ndihmo edhe ti

Arsim Haliti ditë më parë humbi jetën tragjikisht derisa ishte duke siguruar kafshatën e gojës...

Këtyre ditëve familja Haliti humbi njeriun më të shtrenjtë të familjes, babain e tre fëmijëve, birin dhe bashkëshortin Arsimin i cili ishte edhe ish luftëtar i lirisë, të cilin vdekja e mori tinëzisht gjatë natës derisa ishte duke ia siguruar kafshatën familjes. 

Ai iku në parajsë inshaAllah, por, ne nuk do ti lëmë në mëshirë të kohës familjen e tij. Fondacioni Kulturor dhe Humanitar "Amaneti" bashkë me bashkëfshatarët e Arsimit bashkarisht vendosëm që familjes t'i sigurojnë një shtëpi të re, të cilën e kishte brengë edhe vet i ndjeri.

 Njerëzit vullnetmirë brenda ditës i konsultuam dhe secili mori nga një pjesë të punës për të bërë gjë që u vendos që pas përfundimit të të pames të filloj aksioni i ndërtimit të shtëpisë.

 Kanë  mbetur vetëm edhe disa punë për t'u kryer deri në finalizimin e këtij aksioni humanitar. Me ndihmën e të Madhërishmit shpresojmë që familjes Haliti t'ia lehtësojmë  barrën e jetës, duke u munduar që së paku fëmijëve të i'a kthejmë buzëqeshjen. 

Bamirës, Zoti ju shpërbleftë të gjithëve për çdo kontribut të dhënë.

 Për informata më të hollësishme na kontaktoni në numrin e telefonit +381638556261