Mbishkrimet fantome të paraqitura në lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë, përveç që i ngjajnë viteve të 90'ta, ato janë të inspiruara poashtu nga politikan qëndrorë që nga vitet e 90'ta si duket nuk janë liruar asnjëherë.
Edhe më i dhimshëm është fakti që mbishkrimet e vendosura mbrëmë, bazuar në videot e kamerave të sigurisë të cilët tanimë i kanë publikuar qytetarët e Komunës së Bujanocit, janë bërë nga tre të rinjë prej të cilave janë dy vajza dhe një djalë.
Shovinizmi i viteve të 90'ta po ushqehet kryesishtë nga Qeveritarët në Beograd dhe po përqafohet nga të rinjët e paperspektivë dhe izoluar për nga mendësia e shekullit XXI.
Dënoj shkarravitjet e mbrëmshme dhe ftoj organet kompetente të zbulojnë rastin.
Dëmet e shkaktuara me lapsin e urrejtjes duhet të kompenzohen. ka shkruar z.Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook.