Alarm për cunami pas tërmetit të fuqishëm në Japoni

Alarm për cunami pas tërmetit të fuqishëm në Japoni

Një alarm për cunami është dhënë nga autoritetet pasi një tërmet i fuqisë 6.8 ballë të Rihterit goditi bregdetin e Japonisë.

Për momentin nuk ka raportime për dëme të shkaktuara, por Agjencia vendore e meteorologjisë lëshoi alarmin për një cunami prej 0.2 – 1 metër të lartë përgjatë bregdetit veriperëndimor të ishullit kryesor Honshu.

Tërmeti ndodhi sot rreth 30 milje larg qytetit Sakata, njoftoi agjencia, sipas së cilës dridhjet janë regjistruar në zonat bregdetare të prefekturave Yamagata dhe Niigata, dhe zonën Noto në Prefekturën Ishikawa.

Të shtatë reaktorët në uzinën bërthamore Kashiwazaki-Kariwa në Niigata ishin jashtë linjës dhe nuk u raportuan anomali.