Është realizuar projekti i parë në historinë e Bujanocit nga Qeveria e Republikës së Kosovës (Video)

Është realizuar projekti i parë në historinë e Bujanocit nga Qeveria e Republikës së Kosovës

E për këtë projekt erdhi për vizitë zyrtare në komunë të Bujanocit Ministri i Drejtësisë së Republikës Kosovës, z.Abelard Tahiri.

Ministri Tahiri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi në kabinetin e tij, takim ky i cili zgjati më shumë se një orë.

Ministi Tahiri sëbashku me kryetarin Kamberi vizitën e vazhduan në Shkollës fillore në Samolicë për të përuruar përfundimin e punimeve në renovimin e kësaj shkolle.

Financimi i këtij projekti është mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit Tahiri i cili gjatë vizitës së parë në Komunën e Bujanocit, në fillim të vitit të kaluar, kishte premtuar për përkrahje konkrete.

Ky projekt, është projekti i parë i financuar ndonjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës e që është realizuar në Komunën e Bujanocit.

Ministri i Drejtësisë së Republikës Kosovës, z. Abelard Tahiri dhe kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi dhanë prononcimet e tyre për  media.

Ministrin Tahiri u dakordua në vazhdimi e bashkëpunimit me qëllim të përkrahjeve të projekteve tjera konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës.