Dalin në shitje hipermakinat e djalit të zëvendës presidentit afrikan, të akuzuar për korrupsion (Foto)

Koleksioni i hipermakinave që ka çmim me shtatë shifra, është drejt ankandit

Shumë shpesh ka ankande, madje edhe me makina të rralla që janë nga ndonjë prodhim me shumë pak njësi, mirëpo kësaj radhe kemi vetëm një pronar, me katër hipermakina, transmeton Telegrafi.

Ato janë konfiskuar nga Teodorin Obiang Nguema, djali i zëvendës presidentit afrikan, që akuzohej për korrupsion nga autoritetet shtetërore në Zvicër.

Lamborghini Veneno, Koenigsegg One:1, McLaren P1, Ferrari LaFerrari, Aston Martin One-77  dhe Bugatti Veyron janë në mesin e gjashtë hipermakinave, nga 11 që iu konfiskuan prej pronës së këtij zyrtari të lartë të Guinesë Ekuatoriale, para dy vitesh.

Gjykata ka vendosur që ato të dalin në shitje, derisa pritet që të mbledhin në ankand deri në dhjetë milionë euro.

Kjo nuk është hera e parë, që nga djali njëjtë i këtij zëvendës presidentit po konfiskohen vetura, pasi më 2011 në Paris, i ishte konfiskuar një koleksion me vetura luksoze, që mblodhi katër milionë euro në ankand.