• E mërkurë / Jul-09 13:29
  • Kontakt

''Shokë'' është libri më i ri i autorit shkodran Agustin Gjinaj që u përurua ditën e enjte në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (Video)

''Shokë'' është libri më i ri i autorit shkodran Agustin Gjinaj që u përurua ditën e enjte në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Musa Kame, recensent i librit foli për përmbajtjen, temat, stilin në të cilën ka shkruar autori. Ai tha se me të përfunduar dorëshkrimin e Gjinajt ka ndje një kënaqësi të madhe nga eleganca dhe klasi i të shkruarit të librit.

Në fjalën e tij autori i librit Agustin Gjinaj tha se ajo çka ka dashur të thotë ai është shkruar në libër dhe se i mbetet lexuesit të vlerësoj, lexoj atë që ka thënë vetë autori. Por ai nuk la pa falënderuar miqt, lexuesit, e gjithë dashamirët e veprës së tij që e nderuan me pjesëmarrje.

Libri i përuruar “Shokë” është i ndarë në tetë kapituj. “Të kesh lindur në Shkodër”, “Të rritesh në ushtri aviacion”, “Burra” ku përshkruhen jetë e histori burrash e njerëzish të ndryshëm nga jeta shqiptare, “Shokë” që është një pasqyrim realist i përpjekjeve e sakrificave të mëdha të shumë individëve që punuan e jetuan në Shqipëri sipas njohjeve të autorit.

“Në ministrinë hije rëndë” tregon vitet kur ai punoi dhe njohu nga afër struktura të organizimit të shtetit e qeverisjes që ishin mjaft ndryshe nga sa e dinte ai qeverisjen dhe shtetin. “Zhgënjime” që trajton problematika e fate të ngjashme në të gjitha trevat shqiptare, ku tregohet se si janë njerëzit e kur përballen me iluzionet të mëdha që vijnë nga mosbesimi te politika dhe sistemet shoqërore, zhgënjimet pre të cilave janë shkatërruese. “Dashuria, gratë, ushtria , jeta” ka një përfshirje të gjërë ngjarjesh episodesh e rrethanash, që nga koncepti për gruan, nderin, dashurinë e legjendave të Veriut deri te gratë e ushtarakëve, të atyre që ranë si Dëshmore të Atdheut.

Botime të autorit Agustin Gjinaj janë, " Në kështjellën e Mbrojtjes, "Tranzicion në uniformat e blerta", "Ushtria drejt NATO-s e vitit 2010", “Ne jemi nga Ushtria”, "Mig-ët shqiptarë, 50 vjet punë 10 vjet debat", “Ftesa që ndau dy epoka”, “Dilema e votës”, "Aviacioni Shqiptar" ( 1951-2011), “Lidershipi Shqiptar përmes historisë së Ushtrisë”, “Edip Ohri- legjenda e Aviacionit” dhe “Shokë”.