• E mërkurë / Jul-09 08:12
  • Kontakt

Ky ishte fjalimi i z.Kamberi në kujtimin e 25 vjetorit të vdekjes së sekretarit të parë të PVD-së z.Rexhep Hasanit

Ky ishte fjalimi i z.Kamberi në kujtimin e 25 vjetorit të vdekjes së sekretarit të parë të PVD-së z.Rexhep Hasanit

E nderuara familje Hasani,

E nderuara zonja Xhemile Hasani,

I nderuar kryetar nderi i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi,

Të nderuar bashkëpartiak e Ju anëtarësi e pranishme,

Jemi tubuar këtu t’a kujtojmë datën e 22 Qershorit të vitit 94’ ku humbi jetën tragjikisht sekretari i parë i Partisë për Veprim Demokratik, Rexhep Hasani.

Në fakt, jo që e kemi harruar datën e kobshme të 25 vjetëve më parë, e as Rexhën, por në ketë çerekshekull deshëm t’a mbajmë të freskët guximin dhe intelektualizmin e tij ndër vite më rradhë.

Edhe pse iku në moshën e re, Rexhep Hasani, si student, i dalluar dhe si intelektual i ndritur nga rrethi, ishte i guximshëm në politikë.

Me shumë trimëri i doli në ballë proceseve shumë të rëndësishme të arsimit shqip në Bujanoc gjatë viteve të 90’ta.

Për shkak të mosbindjeve dhe mospajtimeve të treguara ndaj ish sistemit me antishqiptar, Rexhepi u përjashtua nga puna, si rezultat i diferencimeve politike të shtetit.

Por, kjo Rexhën nuk e zmbrapsi. Ai me PVD-në, si një vizionar i lindur dhe lider i kohës, me shumë sukses organizoi demostratat më madhështore në historinë e Bujanocit, që kundërshtonin emrin e dhunshëm të shkollës fillore “28 marsi” në Bujanoc.

Rexhep Hasani, ishte edhe nismëtar i organizmeve politike në Bujanoc.

Me t'u themeluar Partia për Veprim Demokratik, Rexha u zgjodh për sekretar të përgjithshëm të saj, të cilën funksion partiak e mbajti deri në momentet e fundit, ndërsa, veçmas u angazhua që kjo lëvizje e vetme politike e kohës, të krijojë raporte vëllazërore me partitë e tjera shqiptare në rajon.

I bindur që kauza ndërshqiptare po merrë kahjen e duhur, Rexha me ideologun e PVD-së Riza Halimi dhe shumë bashkëpartiak, organizuan Referendum e 1 dhe 2 marsit, kur shqiptarët e tre komunave, i thanë “PO”, Autonomisë me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën.

Historitë e Rexhës, janë ndër më të lavdishmet, sepse jeta e tij ishte me përplotë sfida, që asnjëherë nuk e lëkundën në rrugëtimin e tij të sinqertë.

Për fatin tonë të keq, Rexha iku në moshë shumë të re, duke e lënë zbrastësinë e madhe jo vetëm tek familja, por edhe tek rrethi që e shoqëronte dhe te vetë PVD.

Sot, edhe pas 25 vjetëve, të gjithë ne, pa dallim, jetojmë me entuziazmin e Rexhës, me vizionin e tij dhe përkushtimin që kishte ndaj shqiptarëve të Luginës, duke pritur që shpejtë vendin e tij ta zëjë Rexha i ri në familjen tonë politike.

Zot i Madhi, mëshiroje Rexhën me Parajsë! - Ky ishte fjalimi i kryetarit të PVD-së z.Shaip Kamberi