Akademi përkujtimore në nderë të veprimtarit ''Jonuz Musliu'' (Video)

Kuvendi Komunal në Bujanoc mbanë akademi përkujtimore në nderë të Jonuz Musliut...

Kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi me rastin e vdekjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Jonuz Musliu, organizoi akademi përkujtimore në sallën e Kuvendin komunal në Bujanoc.

Të pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishin kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, këshilltarë, përfaqësues të institucioneve komunale, familjarë, miqë, ish luftëtarë, familjarë të dëshmorëve, mysafirë nga Maqedonia dhe Novi Pazari.

Z.Kamberi ishte ai i cili bëri hapjen e mbledhjes duke i dëshiruar mirëseardhje, si dhe i shprehu ngushëllime familjarëve të z.Musliut, miqëve të tij dhe të gjithë mysafirëve.

Për të rrespektuar kujtimin e të ndjerit Jonuz Musliu u mbajtë një minutë heshtje pasi që veprimtaria e tij dhe ideali për një Shqipëri të bashkuar nuk do të harrohet dhe do të vazhdojë të përcillet tek ata të cilët ishin miq me të.

Z.Xhevat Ademi politikan nga Maqedonia u shpreh se përkundër faktit që i bashkonin interesat e përbashkëta politike ai në këtë rast kishte ardhur vetëm si mik i jetës së të ndjerit Jonuz Musliu.

Më pas fjalën e mori  z.Ahmedin Shkrijeli sekretar i Këshillit Nacional Boshnjak nga Novi Pazari i cili i shprehu ngushëllime familjarëve si dhe shprehu dhimbjen e  madhe nga ndarja e jetës së Jonuz Musliut.

Kryetari i OVL për Bujanoc z. Mustaf Xhemaili u shpreh shumë i mërzitur për humbjen e madhe, pasi që vdekja e Jonuz Musliut ishte një humbje tragjike për të gjithë.

Në foltore fjalën e mori dhe i biri i Jonuz Musliut, Shqiprim Musliu, ku me këtë rast ai përkujtoi të atin dhe amanetin e tij, dhe tha se do vazhdojë rrugës së babait për bashkimin e trojeve shqiptare.

Dr. Adnan Salihu nga radhët e LPD tha se vdekja e Jonuz Musliut është një humbje e madhe për gjithë Luginën e Preshevës ku për katër dekada ka luftuar për çështjet kombëtare.

Aktivitetin politik dhe lobimin për çështje kombëtare të shqiptarëve nuk e ka ndaluar asnjëher përkundër faktit që Jonuz Musliu ka ndërruar jetë, veprimtaria e tij do e mbajë gjallë përgjithmonë dhe do të flas në mungesë të tij.