Sali Berisha mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së Jonuz Musliu

Nje ngushellim per Jonuz Musliun, luftetarin e paepur te çeshtjes se drejte te shqiptareve te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes!

Nje ngushellim per Jonuz Musliun, luftetarin e paepur te çeshtjes se drejte te shqiptareve te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes!

Te dashur miq, sot me nderimet qe meritonte, mijera qytetare te Gjilanit i dhane lamtumiren e fundit Jonuz Musliut, veprimtarit te shquar te ceshtjes se drejte te shqiptareve te Lugines se Presheves, kryetarit te Keshillit Kombetar te shqiptareve dhe kryetarit te Kuvendit te Bujanocit.

Duke shprehur nderimin dhe mirenjohjen time per vepren e tij, mbrojtjen me guxim dhe te gjitha mjetet te lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare te Lugines, njeherazi qytetareve me te shtypur ne Europe, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, bashkluftetareve te tij dhe autoriteteve zyrtare shqiptare te Presheves, Bujanovcit, Medvegjes dhe lutem qe shpirti i Jonuzit te gjeje paqen e merituar! 

Ky është postimi në facebookun zyrtar të ish kryetarit të PD-së Sali Berisha