Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit të ndjerit Jonuz Musliut (Video)

Në Konçul sot iu dha lamtumira e fundit të ndjerit Jonuz Musliut...

Në mesin e mijëra e qytetarëve është përcjellur për në banesën e fundit luftëtari, veprimtari dhe aktivitsti i çështjes kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës Jonuz Musliu.

Përkundër motit të keq dhe borës e cila ka përfshirë Luginën e Preshevës, qyetarë, miq, familjarë, dhe përfaqësues politik të Luginës së Preshevës kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të aktivistit kombëtar Jonuz Misliu.

Ceremonia filloi me homazhe pranë trupit të pa jetë të Jonuz Musliut dhe vazhdoi me fjalime nga ana e përfaqësuesve politik si kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, kryetari i bashkësisë lokale të Konçulit z.Zeqiri Sherifi, kryetari i OVL-së z.Muhamed Xhemaili, kryetari i komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, këshilltari i presidentit të Shqipërisë z.Flamur Gashi si dhe deputeti Nait Hasani të cilët i dhanë dhe lamtumirën e fundit veprimtarit shqiptar Jonuz Musliu.

Jonuz Musliu braktisi këtë botë duke lënë pas miq, familjarë, veprimtarë mirëpo kauza e tij për një Shqipëri të madhe do të vazhdojë të përcillet nga bashkëveprimtarë të tij si dhe vepra e tij e madhe dhe lufta për çështje kombëtare do e mbajnë gjallë përgjithmonë emrin e tij. 

Vdekja e Jonuz Musliut është një humbje e madhe për Luginën e Preshevës, mirpo  veprat e tij dhe kauza e tij sdo të shuhen kurrë.