Të mobillizohet komuna e Preshevës , në aksionin për pastrimin, mirëmbajtjen, kositjen e barishteve përgjatë segmentit të rrugëve kyesore në të gjitha vendbanimet lokale,vendparkimeve,trotuareve dhe sheshin e qytetit.
Komuna Preshevës ende ska ndonjë inciativ për të filluar aksionin për kositjen ( prerjen ) e barishteve përskaj rrugës kryesore Miratoc,Tërnav,Preshevë,Rahovic,Corroticë, Rainc që gjatë vozitjes po i pengonngasesit e automjeteve, përshkakzvoglimit të pamjes nga barishtet,bimët e tejrritura në këtë segment rrugor të fshatrave lartpërmendura. Pasi komuna është përgjegjëse për menaxhim,mirëmbajtje të rrugëve lokale publike për këto vendbanime. Të gjithë qytetarët që frekuentojnë këto rrugë çdo ditë edhe pse shohin barishtet përskaj rrugës në këtë gjendje të keqe nuk reagojnë për rreziqet që mund ti kanosen gjatë vozitjes në këtë rrugë publike lokale. Besoj se nuk është problem sigurimi i mjeteve financiare për blerjen e pesë trimerave për kositjen e barit dhe angazhimin e katër punëtorëve sezonal me kontrat të caktuar në afat tre mujor për mirëmbajtjen e rrugëve lokale. Pa dyshim gjendja aktuale e barishteve përskaj rrugëve lokale është shqetësuese apo më mirë siguria jonë rrezikohet, sidomos në prag të fillimit të muajit korrik , kur bashkatdhetarët vijn në pushim veror në familjet e tyre. Në këtëperiudhë rritet qarkullimi apo frenkuenca e levizjes së automjeteve në komunikacion përshkak të dasmave ,kanagjegjeve . Me ardhjen e bashkatdhetarëve po rikthehet gjallëria e këtij qyteti.Lidhur me këtë problem që e ngrita si shqetësim për gjendjen aktuale : E para , kërkon bashkëveprim në mes kryetarëve të bashkësive lokale,këshillit komunal dhe kryetarit të komunës së Preshevës për të mbështetë këtë aksion prioritar. Sikur organet komunale të bënin punën e tyre,s”do mend, se realiteti nuk do të ishte i tillë çfarë e kemi.
Me fjalë të tjera në këtë muaj komuna e Preshevës duhet ë marrëaksione,aktivitete që nga parkimi i automjeteve,mos zaptimi i trotuareve nga automjetet që i detyron më pas qytetarët të lëvizin në mes rrugës, sheshi i qytetit të rregullohet dhe të pastrohet çdo mbrëmje. Kreu i komunës z. Shqipërim Arifi duhet të kërkoj që të ketë angazhim më të madh të policisë për të shmangur tollovit që mund të krijohen gjatë lëvizjes së automjeteve në kryqëzimet e qytetit. Duhet të publikojnë një hartë orientuese që gjatë sezonit verorë qytetarët të ken mundësin ti shfrytëzojn edhe rrugët dytësore.
Besoj se komuna ka gadishmëri për mirëmbajtjen,pastrimin, për rregullimin e vendparkimeve , kositjen e barishteve përskaj rrugëve lokale publike.
Faliminderit nëse e mbështetni këtë aksion apo këtë aktivitetet shoqërorë në interes të qytetarëve e në vençanti respektimin dhe mikprtijen e mirë të bashkatdhetarëve.
Shkruan: Avni Selimi