Përfaqësuesit e USLP-së zhvilluan një takim me ministren e Integrimeve Evropiane, znj. Dhurata Hoxha (Foto)

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim studentët e Luginës së Preshevës.

Sot, përfaqësuesit e USLP-së së bashku me Edon Nishori deputet i parlamentit studentor, në vazhdën e takimeve intenzive, zhvilluan një takim me ministren e Integrimeve Evropiane, znj. Dhurata Hoxha.

Fokusi i këtij takimi ishte, njoftimi i ministres për problemet që ballafaqohen studentët nga Lugina e Preshevës nëRepublikën e Kosovës, me theks të veçant problemi i njohjës së diplomave.
Kryetari Leotrim Edipi, në emër të studentëve, kërkoi nga ministrja që të ngritet si çështje në instancat e Bashkimit Evropian dhe në institucionet përgjegjëse neë Republikën e Kosovës, dhe të bëhet presion përmes Bashkimit Evropian mbi organet e Republikës së Serbisë që të zbatohet marrëveshja e arritur në vitin 2016.

Morëm garancinë e plotë nga ministrja, se do të angazhahet në maksimum për këtë çështje, deri në zgjidhjen perfundimtare të këtij problemi.
Kryesia e USLP-së falemnderon ministren, znj. Dhurata Hoxha, për mikpritjen dhe për gatishmërinë e shprehur në zgjidhjen e problemeve tona.