Rapsodi Imer Gashi dekorohet me Medalje Presidenciale të Meritave

Rapsodi Imer Gashi dekorohet me Medalje Presidenciale të Meritave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se sot e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale rapsodin e folklorit shqiptar Imer Gashin, apo siç njihet ndryshe vëllai i madh i Bijve të Sefë Mleqanit.

Thaçi e cilësoi Familjen e Sefë Mleqanit si vatër e atdhetarizmit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e Presidentit Thaçi:

Me Medaljen Presidenciale të Meritave sot e dekorova Imer Gashin, kultivues i kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare. Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! HTH