Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Këshilli Kombëtar Shqiptar, bënë të ditur se që sot, nëpërmjet një iniciative të përbashkët, tre përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i’u janë drejtuar me një shkresë zyrtare të gjithë shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, është kërkuar formimi i mekanizmave për mbështetje – me projekte konkrete – jetike për ruajtjen e substancës kombëtare në Luginën e Preshevës” – thuhet në shkresën zyrtare të nënshkruar nga kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani.
Në vazhdim, ju sjellim shkresën e plotë të tre përfaqësuesve institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës:
“Në një iniciativë të përbashkët, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa bashkë me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, Fatmir Hasani, si përfaqësues institucional të Luginës së Preshevës, sot iu drejtuan zyrtarisht me shkresë shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, është kërkuar formimi i mekanizmave për mbështetje – me projekte konkrete – jetike për ruajtjen e substancës kombëtare në Luginën e Preshevës
Duke qenë se Qeveria e Republikës së Serbisë nuk tregon realisht gatishmëri dhe vullnet politik për t`i zgjidhur sfidat me të cilat po përballen e shqiptarët e Luginës së Preshevës, që në vazhdimësi po refuzon të jetësoj tri marrëveshjet që i ka firmosur me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës më vitet 2001 (Marrëveshjes së Konçulit), 2009 (Marrëveshja për ristrukturimin e Trupit Koordinues) dhe 2013 (Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve “Plani 7 pikësh”) me garanca ndërkombëtare, prezenca e Republikës së Kosovës është qenësore për Luginën e Preshevës.
Vlerësojmë se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kenë angazhim më substancial dhe të drejtpërdrejtë si dhe shqyrtimin e mundësisë për të realizuar kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – thuhet në shkresën drejturar shefave të grupeve parlamentare të Kosovës.
Kujtojmë se pas vizitës tre ditore në Luginë të Preshevës, të dy grupeve parlamentare, është thirrur për ditën e hënë, një seancë për të diskutuar kërkesat legjitime të përfaqësueve shqiptarë të Luginës së Preshevës.